- Tė drejtat e fėmijės                                                                                                                                       Qendra pėr Arsim e Kosovės
- Child rights                                                                                                                                                         Kosova Education Center
Shtėpia Pėr ne  Publikimet       Seminaret     Foto albumi      Lajme        Kontakti

 

   

Njoftim lidhur me aplikimin e kutive tė ankesave nė institucionet edukativo-arsimore tė Komunės sė Istogut

          Duke u bazuar nė ligjin e Arsimit dhe nė Konventėn Ndėrkombėtare pėr Mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė fėmijėve, Drejtorati Komunal i Arsimit i Komunės sė Istogut, ka marrė vendim pėr trajnimin e mėsimdhėnėsve pėr mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut e tė fėmijėve (nxėnėsve) nė veēanti.

Pėrveē trajnimeve tė mėsimdhėnėsve tė cilat u organizuan nė bashkėpunim me Programit “Tė drejtat e fėmijės” nga Qendra pėr Arsim e Kosovės (KEC), DKA ka themeluar edhe Komitetet shkollore pėr tė drejtat e njeriut – fėmijės. Formimi i kėtyre Komiteteve kishte pėr qėllim mbledhjen informatave dhe evidentimin e shkeljeve tė mundshme tė Drejtave dhe Lirive tė Fėmijėve.

Formimi i kėtyre Komiteteve rezultoi me pėrmirėsim tė dukshėm tė respektimit tė Drejtave dhe lirive tė fėmijėve nė shkolla. Meqenėse kjo nuk mjaftonte sepse njė numėr i konsideruar i fėmijėve nuk kishin guxim tė mjaftueshėm tė shprehin brengat e tyre publikisht brenda debateve tė komiteteve, Drejtori Komunal i Arsimit vendosi qė nė tė gjitha institucionet edukativo-arsimore tė vendosen kutitė e ankesave ku nxėnėsve dhe personelit tjetėr tė shkollave u bėhet e mundshme shprehja me shkrim e tė gjitha problemeve qė i preokupojnė dhe pengojnė ata.

        Lidhur me kėtė Drejtori i DKA-sė, ka bėrė projektin, e ka njoftuar Bordin Komunal tė Drejtorėve dhe ka kėrkuar mbėshtetje buxhetore pėr realizimin e kėtij projekti. Fatmirėsisht kėrkesat e DKA-sė kanė hasur nė mirėkuptim, dhe projekti nė fjalė ėshtė realizuar duke vendosur kutitė nėpėr shkolla. Kutitė janė tė mbyllura dhe tė siguruara. Ēelėsat e tyre mbahen nė kutinė e ēelėsave qė ėshtė e vendosur nė zyrėn e DKA-sė.

(Shkarko dokumentin)

Dokumentet shtesė: 

1.  Informata e cila iu ėshtė dėrguar drejtorėve tė Institucioneve Arsimore tė Komunės sė Istogut, pėr vendosjen e kutive tė ankesave dhe formėn e procedimit tė tyre. 

(Shkarko dokumentin) 

2. Informata e cila iu ėshtė dėrguar nxėnėsve dhe mėsimdhėnėsve pėr vendosjen e kutive tė ankesave

 (Shkarko dokumentin)

 
• • • • • •
 
Hulumtimi i marrėdhėnieve ndėretnike nė Kosovė
 
Nė kuadėr tė punės sė vazhdueshme hulumtuese nė arsim dhe procesit tė hartimit tė Strategjisė Nacionale pėr Fėmijė, Qendra pėr Arsim e Kosovės, gjegjėsisht projekti ‘Edukimi pėr tė drejtat e fėmijės’, ka filluar hulumtimin e marrėdhėnieve ndėretnike nė Kosovė dhe tė pozitės sė minoriteteve nė shoqėrinė tonė. Nė stadin aktual, marrėdhėniet ndėretnike nė Kosovė pėrgjithėsisht konsiderohet tė jenė jo tė favorshme si pasojė e ndikimit tė drejtpėrdrejt tė luftės sė fundit nė Kosovė dhe ndikimit tė politikės nė pėrgjithėsi. Element me rėndėsi jo tė vogėl qė ndikon nė mbizotėrimin e njė gjendjeje tė ndarjeve etnike dhe mungesės sė mirėbesimit tė ndėrsjellė, ėshtė edhe sistemi i edukimit, qė nė jo pak raste ndikon nė thellimin e hendekut ndėretnik nė Kosovė, ose ruajtjen e tij. Rėndėsia e rezultateve tė njė hulumtimi tė tillė ėshtė e paēmueshme nė pėrpjekjen pėr orientim tė procesit tė edukimit dhe arsimimit drejt vlerave universale njerėzore (toleranca, mirėkuptimi ndėrmjet bashkėsive tė ndryshme etnike, gjuhėsore, fetare) dhe luftimit tė paragjykimeve e stereotipave. Njashtu, nė procesin e hartimit tė Strategjisė Nacionale pėr Fėmijė, rezultatet e kėtij hulumtimi do tė inkorporohen nė dokumentin e strategjisė, qoftė si masa apo veprime pėr t’u marrė.

Hulumtimi ka pėr qėllim tė konstatojė gjendjen reale dhe etiologjinė e marrėdhėnieve ndėretnike nė Kosovė, mbi tė cilat njohje do tė merren masa dhe veprime gjithėpėrfshirėse pėr eliminim tė ndasive, paragjykimeve e stereotipave dhe pėr pajtim ndėretnik. Mbi bazat e kėtyre njohjeve, po ashtu, synohet tė kontribuohet qė nėpėrmjet njė sistemi demokratik qė respekton vlerat humane, tė krijohet njė shoqėri miqėsore pėr tė gjithė fėmijėt e Kosovės, pavarėsisht nga prejardhja etnike, fetare, gjuhėsore, apo ēfarėdo tjetėr. Megjithėse s’ėshtė aspak e lehtė, identifikimi i opinioneve dhe qėndrimeve tė bashkėsive etnike pėr marrėdhėniet ndėrmjet tyre, pastaj pėrcaktimi i shkallės sė (jo)tolerancės, dhe identifikimi i urave tė mundshme tė komunikimit dhe bashkėpunimit ndėretnik mbesin objektivat pėr t’u arritur nė kėtė hulumtim. Metodologjia ėshtė e tillė qė siguron njė gjithėpėrfshirje nė bazė etnike dhe regjionale nė hulumtim, gjithnjė duke respektuar kriteret profesionale dhe metodologjinė e hulumtimit.

Toleranca ndėretnike dhe respektimi e kultivimi i diversitetit etnik, gjuhėsor e fetar ėshtė kushti i domosdoshėm i krijimit tė njė ambienti shoqėror tė pėrshtatshėm mbi tė cilin do tė mund tė qėndronte dhe tė realizohej njė strategji nacionale pėr fėmijė. Dhe ėshtė pikėrisht sistemi i arsimit, mekanizmi qė mė shumė se ēdo gjė tjetėr do tė ndikojė nė tolerancė dhe krijim tė vlerave tė pėrbashkėta e diverse nė tė njėjtėn kohė, sipas parimit: tė gjithė tė barabartė, tė gjithė tė ndryshėm.
 
• • • • • •

Raport mbi punėn e Parlamentit tė nxėnėsve tė shkollės fillore
'Abdyl Frashėri' nė Prizren
 
Me qėllim tė promovimit dhe tė fuqizimit tė tė drejtave tė fėmijėve pėrmes procesit tė edukimit dhe arsimimit, nė shkollėn tonė u themelua Parlamenti i nxėnėsve. Punėn e kėtij Parlamenti e ndihmojnė, koordinojnė dhe e monitorojnė Kėshilltarėt pėr Mbrojtjen dhe Edukimin pėr tė Drejtat e Fėmijėve, tė cilėt janė tė certifikuar nga KEC nė bazė tė programit tė akredituar nga Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė.

Nė bazė tė specifikave tė shkollės sonė (afėr 3000 nxėnės dhe 171 punėtorė me mėsim nė tri gjuhė), nė mars 2005 u formua Parlamenti i Shkollės prej 51 anėtarėve. Anėtarėt e Parlamentit janė pėrfaqėsues tė klasave: V, VI, VII, VIII dhe IX (nga njė pėrfaqėsues prej ēdo klase). Ky Parlament ka zgjedhė Komitetin Shkollor pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė pėrbėrje prej 13 nxėnėsve (11 shqiptarė, 1 turk dhe 1 boshnjak). Parlamenti Shkollor ( PSH) ka edhe kryesinė e vet nė pėrbėrje prej 5 anėtarėve: Kryetar – Leutrim Gėrmizaj, nėnkryetar – Eni Baraliu dhe Sengjan Kazaz (turke), sekretare - Arbela Besimi dhe arkėtare – Egzona Elshani.

Tani kur filloi tė dėgjohej zėri i nxėnėsve, (deri tash e pazakonshme pėr shoqėrinė tonė) filluan edhe kritikat, madje edhe nga vetė pr
indėrit dhe mėsimdhėnėsit, por shumė shpejtė ky PSH e dėshmoi vetveten me punėn qė bėri dhe qė po bėnė.

Filluan tė mbahen takime tė rregullta ku debatoheshin tema tė ndryshme pėr ngritjen e cilėsisė sė tė nxėnit, pėr ngritjen e vetėdijes mbi tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e tyre;
Mė 02.04.2005, pėr nder tė “Ditės Ndėrkombėtare tė Librit“, PSH doli me aksionin “Njė libėr pėr bibliotekėn e shkollės“, aksion i cili u mirėprit shumė mirė nga nxėnėsit dhe mėsimdhėnėsit e kėsaj shkolle.
PSH me rastin e 8 Majit “Ditės Ndėrkombėtare tė Kryqit tė Kuq“ organizoi aksionin humanitar pėr grumbullimin e rrobave, lodrave, fletoreve, lapsave etj., pėr fėmijėt me gjendje tė rėndė sociale, ku tė gjitha kėto gjėra tė grumbulluara u dėrguan nė Kryqin e Kuq tė Prizrenit. Kėtė aksion e pėrshėndetėn dhe e falėnderuan PSH , Koordinatori i Kryqit tė Kuq ndėr-komunal nė Prizren, z. Fatmir Lipoveci dhe koordinatori i Kryqit tė Kuq Spanjoll nė Prizren , z. Jose i cili asistoi nė njė seancė tė kėtij PSH.
Sa mė shumė qė njiheshin nxėnėsit me tė drejtat e tyre aq mė shumė rriteshin obligimet e tyre, kėshtu me tė kuptuar se fėmijėt kanė tė drejtė pėr t’u rritur nė ambient tė pastėr dhe tė qetė, mė 22.04.2005 me rastin e ”Ditės Planetit Tokė” u lexuan punimet e shkruara nė prozė dhe poezi, u hap ekspozitė me vizatime tė nxėnėsve tė cilat u vendosėn nėpėr muret e klasave dhe korridoreve tė shkollės.
Me datė 06.05.2006 parlamenti i shkollės formoi grupin “Ambientalistėt e Rinj”, grup i cili u prezantua para prindėrve, SHPK, TMK, KFOR-it e nxėnėsve me projektin “Njė lule mė shumė“. Por ky grup nuk u ndal kėtu, por vazhdoi me njė varg aktivitetesh, si: takime dhe debate me nxėnės tė shkollave fillore tė qytetit tė Prizrenit, takime dhe vizita me TMK dhe KFOR-in gjerman. Ky grup u fut edhe nė lumin e hulumtimeve shkencore, me ē’rast bėri njė analizė tė ndotjes sė ajrit rreth shkollės nga veturat dhe gjeneratorėt (ky punim u botua ne revistėn Shkėndija).
Se puna shpėrblehet - dhe pėr fėmijėn shpėrblimi mė i madh ėshtė tė dėgjohet zėri i tyre - tregon edhe fakti se me kėrkesėn zyrtare tė KEC-it, me datė 14.11.2005 u realizua njė takim pune nė lokalet e shkollės nė prezencėn z. Frank Gaynor, pėrfaqėsues i Trocair-it nga Irlanda dhe Znj. Ardita Hima – Kabashi.
Me ftesė tė Kryetarit tė Komunės sė Prizrenit , z Eqrem Kryeziu, Kryesia e PSH pati njė takim nė ambientet e Kuvendit Komunal dhe pas njė bisede qė zgjati rreth 40 minuta, z. Kryeziu i mahnitur me kėtė rini u zotua se do tė kenė pėrkrahjen dhe ndihmėn e tij.
Se vėrtet tek nxėnėsit po ngritet vetėdija pėr tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e tyre tregon edhe fitorja e nxėnėses sė klasės sė tetė, Greta Dulaj. Kjo nxėnėse konkurroi nė konkursin e shtatorit 2005, i hapur nga MASHT, UNMIK dhe OSBE, me temėn “ Trafikimi i qenieve njerėzore”. Mė 20 Nėntor, Dita e Pėrgjithshme e Fėmijėve – Pėrvjetori i Miratimit tė Konventės pėr tė DF, u shpall kėnga fituese. Kjo fitore i takoi nxėnėses Greta Dulaj me kėngėn “Shpirti i lirė” dhe si shpėrblim fitoi 3000 euro, me tė cilat mjete po ndėrtohet Radio shkolla.
Pėr nder tė 22 Marsit – Ditės botėrore pėr mbrojtjen e ujit, biologėt e kėsaj shkolle organizuan aktivitet shumė madhėshtor me nxėnės; u bė pastrimi i oborrit tė shkollės, u mbajtėn ligjėrata me temėn: ndotja e ujit, rreziqet dhe pasojat. Nė fund nė oborr tė shkollės u kėndua dhe vallėzua si shpėrblim pėr punėn e bėrė.
Ndihmė shumė tė madhe PSH ofrojnė 25 Kėshilltarėt (shqiptarė, turq dhe boshnjak). Pėr shkak tė kėrkesave shumė tė madha tė PSH, Kėshilltarėt vendosėn tė formojnė Shoqatėn e Kėshilltarėve pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijės. Kjo shoqatė, edhe pse ende e paregjistruar, filloi punėn e vet me 02.03.2006. U zgjedh kryesia e shoqatės: kryetari, nėnkryetari (njė turke dhe njė shqiptar) dhe sekretari.
Shoqata e Kėshilltarėve pėr tė DF mė 17.03.2006 miratoi rregulloren e punės pėr tė DF. Nė rregullore ėshtė paraparė edhe hapja e zyrės pėr Kėshilltarė, e cila do tė jetė e hapur tri herė nė javė pėr nxėnės, prindėr, dhe mėsimdhėnės.

 
Pėr tė parė foto qė ilustrojnė aktivitetet e sipėrcekura, klikoni kėtu.
 
• • • • • •
KEC - PUNON ME FĖMJĖT DHE GRATĖ ANALFABETE NĖ SHTĖPINĖ KORREKTUESE NĖ LIPJAN

Qendra pėr Arsim e Kosovės, ka dy vite qė nė kuadėr tė projektit: Edukimi pėr tė Drejtat e Fėmijės, nė mėnyra tė ndryshme ndihmon fėmijėt e gjithė Kosovės. Njė ndėr aktivitetet e shumta, nė kuadėr tė kėtij projekti, ėshtė se punohet edhe me fėmijėt tė cilėt gjenden nė shtėpinė korrektuese nė Lipjan. Me kėrkesėn e tė miturve pėr mėsimin e gjuhės angleze dhe pėr njohuri mė tė mėdha tė tė drejtave tė fėmijėve, kemi filluar qė nga muaji mars i kėtij viti tė merremi edhe me kėtė aktivitet. Edukimi pėr tė drejtat e njeriut/fėmijės, dhe aftėsimi i tė miturve qė kanė rėnė nė konflikt me ligjin, do tė vazhdojė deri nė muajin qershor. Qėllimi i kėtij aftėsimi ėshtė ndihma nė integrimin e fėmijėve nė jetėn demokratike dhe rritja e mobilitetit tė tyre. Po ashtu, po organizohen edhe kurse pėr zhdukjen e analfabetizmit, ku po marrin pjesė gratė analfabete tė cilat gjenden nė burgun e Lipjanit.
 

• • • • • •