Shtyhet afati për aplikim - Konkurs për gazetarë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në bashkëpunim me forumZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës – KEC, përmes projekteve financiarisht të mbështetura nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ndan çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë për vitin 2017.

KOMF, forumZFD dhe KEC inkurajojnë të gjithë gazetarët që kanë punuar shkrime apo reportazhe televizive të të gjitha trajtave, të cilat trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, të aplikojnë për pesë çmimet e mëdha që do të ndahen këtë vit.

  • Konkursi do të qëndrojë i hapur që nga data e shpalljes së tij në portalpune.com dhe faqet zyrtare të KOMF, forumZFD dhe Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, më 20 Nëntor 2017, deri më 11 Dhjetor 2017.