Te drejtat e femijeve Kosove Fros group, web faqe, web dizajn


Qëllimi i Projektit

Emri i projektit:

Promovimi dhe mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës

Vlera e projektit:

272,450.00€uro

Kohëzgjatja:

30 muaj

Implementues:

Qendra për Arsim e Kosovës

Përfitues direkt:

Fëmijët e Kosovës

Partner:

Forum Civil Peace Service

Zona e realizimit:

Kosovë

Objektiva e përgjithshme:

Promovimi dhe mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës

Qëllimi i projektit:

Fuqizimi i komunitetit lokal në përmirësimin e masave për mbrojtjen e fëmijëve në shkolla përmes ngritjes së vetëdijes, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së konfliktit.

Aktivitetet:

1.1. Zhvillimi i një platforme on-line për ngritje të vetëdijes për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

1.2.Zhvillimi i materialeve informuese për fëmijë, prindër, mësimdhënës dhe publikun e gjerë.

1.3.Organizimi i garës mediale për artikullin më të mire në të Drejtat e Fëmijës.

1.4.Organizimi i Konferencës Regjionale mbi të Drejtat e Fëmijës.

2.1 Përzgjedhja e 10 OJQ-ve për të punuar me 40 shkolla të viseve rurale.

2.2 Organizimi i trajnimeve për të Drejtat e Fëmijës dhe Ndërmjetësimin për nxënës, prindër dhe mësimdhënës.

2.3 Organizimi i vizitave studimore për OJQ-të dhe shkollat në klubet e Ndërmjetësimit në Maqedoni dhe Shqipëri.

2.4 Monitorimi dhe ndihma për 10 OJQ-të në realizimin e politikave shkollore për të Drejtat e Fëmijës.

2.5 Mbledhja dhe botimi i praktikave të mira nga shkollat përfituese.